Lajme
Kantonet frëngjishtfolëse nënshkruajnë kartën e barazisë gjinore
Kantonet frëngjishtfolëse të Zvicrës kanë nënshkruar sot në Lozanë një kartë që synon forcimin e bashkëpunimit ndërkantonal për barazinë gjinore.
Nisma është pjesë e presidencës së kantonit Vaud të Konferencës “Romande des bureaux de l’égalité, 2023”.
“Vaud, Gjeneva, Valais, Fribourg, Neuchâtel, Jura dhe Berna e mirëpritën nënshkrimin e një karte për barazinë midis grave dhe burrave në Zvicrën frëngjishtfolëse si një moment historik”, u tha në deklaratën për media, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Karta i angazhon ata të “krijojnë një hapësirë për dialog strategjik që synon forcimin e punës për promovimin e barazisë, veçanërisht duke stimuluar bashkëpunimin ndërkantonal dhe shkëmbimin e praktikave të mira”.
Ndër fushat e parashikuara të veprimit janë paga e barabartë dhe dhuna në familje.
“E drejta themelore për barazi midis grave dhe burrave, e sanksionuar në Kushtetutë dhe në traktatet e ndryshme ndërkombëtare të nënshkruara nga Zvicra, ende nuk është realizuar plotësisht në praktikë. Kjo është arsyeja pse me këtë kartë duam t’i japim frymë të re politike kësaj çështjeje”, tha ministrja e Vaud, Isabelle Moret.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme











