Lajme
Kantonet, të ndara për t’u dhënë fund kufizimeve aktuale Covid
Kantonet kishin afat deri të mërkurën për të dhënë mendimin e tyre për dy variantet e propozuara nga Këshilli Federal për t’u dhënë fund kufizimeve aktuale. Shumica e autoriteteve kantonale thanë se ata preferojnë ta bëjnë këtë me një goditje, dhe jo me faza, transmeton albinfo.ch.
Kantonet e vogla të Zvicrës qendrore – Zug, Schwyz, Uri, Nidwalden, Obwalden dhe Glarus – janë me nxitimin për të hequr masat, duke pasur parasysh se ngritja graduale do të ishte shumë e komplikuar dhe e vështirë për t’u kuptuar nga popullata dhe një liri e lëvizjeve do ishte perfekte.
Valais preferon gjithashtu këtë qasje, por vetëm “përderisa numri i rasteve dhe shtrimeve në spital vazhdojnë të ulen deri në mes të shkurtit”. Në të kundërtën, heqja e masave duhet të bëhet me faza.
Megjithatë, Gjeneva, Basel-City, Neuchâtel dhe Jura thonë se është shumë herët për të hequr masat e mbetura. “Është tepër e rrezikshme për momentin, duke pasur parasysh ngarkesën ende të lartë në spitale”, sipas Basel-City, i cili shtoi se “efektet e relaksimeve të para, si puna në distancë dhe karantina, gjithashtu nuk dihen ende”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë










