Lajme
Kantoni Neuchâtel mbyll të gjithë baret dhe restorantet
Kantoni Neuchâtel me masat më të reja hyn në mesin e pak kantoneve që kanë ndërmarrë masa më të ashpra se sa ato të marra nga Qeveria Federale
Kantoni i Neuchâtel-it do të mbyllë të gjitha baret, restorantet dhe muzetë nga e mërkura, më 4 nëntor. Po kështu, me vendimin e ri ndalohen edhe aktivitetet kulturore dhe do të mbyllen kinematë dhe teatrot, shkruan srf.ch
Nga këto masa preken edhe ativitetet fetare ndërkohë që lejohen vetëm funeralet, transmeton albinfo.ch. Vendimi zbatohet nga e mërkura në orën 11:00 deri më 22 nëntor.
Përveç kësaj, në kantonin Neuchâtel që nga e hëna ka qenë tashmë në fuqi ndalimi i mbledhjeve të më shumë se pesë personave, madje edhe privatisht. Kjo ishte vendosur të premten e kaluar.
Qeveria kantonale gjithashtu kishte vendosur ta bënte maskën të detyrueshme për nivelin e lartë të shkollimit të detyruar.
Kantoni Neuchâtel me masat më të reja hyn në mesin e pak kantoneve që kanë ndërmarrë masa më të ashpra se sa ato të marra nga Qeveria Federale, përcjell albinfo.ch. Këtu bëjnë pjesë: Gjeneva, Valisi, Jura dhe Soloturni.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













