Lajme
Kantoni Tiçino shpall gjendjen emergjente për shkak të koronavirusit
Veç tjerash, do të mbyllen të gjitha shkollat, publike dhe private të cilat ofrojnë mësim të detyruar
Qeveria e Kantonit të Tiçinos, më të prekurit nga koronavirusi, ka shpallur sot gjendjen e emergjencës, e cila do të zgjasë deri më 29 mars. Këtë njoftim, ekzekutivi i kantonit jugor të Zvicrës e ka bërë në mbrëmjen e të mërkurës, shkruan sda.ch.
Bazuar në këtë vendim, jeta publike në kanton do të pësojë kufizime tüë theksuara, transmeton albinfo.ch. Kështu, veç tjerash, do të mbyllen të gjitha shkollat, publike dhe private të cilat ofrojnë mësim të detyruar.
Veç kësaj, që nga mesnata e sontme do të jenë të mbyllura të gjitha kinematë, teatrot, pishinat, diskotekat, qendrat sportive dhe të ngjashme.
Ndërkaq, edhe pas shpalljes së gjendjes së emergjencës, vazhdojnë të jenë të lejuara aktivitetet sportive te të cilat mund të mbahet distanca e lejuar mes dy personave.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën Deputeti i ardhshëm në Parlamentin Federal të Zvicrës, Arbër Bullakaj, e cilësoi vizitën në Prishtinë si... -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi -
Zvicër
Cendrine Berisha, nga Zvicra drejt botës së modës -
“MeGaherz” – Spitex me zemër për familjet në Zvicër -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps
Jeta në Zvicër
-
SBB paralajmëron: Rrjeti hekurudhor zviceran është i vjetëruar SBB: "Nevojiten më shumë fonde federale për mirëmbajtje. Pa masa, ka rrezik që të zhvillohen kushte... -
17 vjeçari nga Berna vdes pas rënies nga shkëmbi në lumin Verzasca -
Nënë e bijë vriten në Urnäsch (AR) -
Shaqiri, lojtari më i mirë i Superligës, Xhaka për të katërtën herë më i miri i Kombëtares -
Azilkërkuesit sirianë mund të kthehen përsëri në shtëpi nga Zvicra













