Lajme
Kapen 40 veta të tubuar ilegalisht në një “shisha bar”
Policia ishte njoftuar për takimin nga një palë e tretë. Patrullat e vendosura të policisë nuk u lejuan të hynin në lokal
Në Spreitenbach (AG), policia ka shpërndarë të dielën një takim të paligjshëm në një “shisha bar”.
Pothuajse 40 njerëz ishin takuar aty pavarësisht nga masat aktuale të koronës që ndalojnë një gjë të tillë, ka njoftuar policia e kantonit Aargau sot, të martën, shkruan srf.ch.
Policia ishte njoftuar për takimin nga një palë e tretë. Patrullat e vendosura të policisë nuk u lejuan të hynin në lokal, thuhet në komunikatë, transmeton albinfo.ch. Prandaj, policët u detyruan të kontrollonin lokalin bazuar në një urdhër kërkimi.
Në mënyrë që të mund të hapeshin dyer të ndryshme të kyçura brenda, duhej përdorur çelësi zyrtar i lokalit.
Në fund, policia gjeti pak më pak se 40 njerëz në lokal, disa prej të cilëve ishin fshehur. Të gjithë janë raportuar për shkelje të rregullores Covid-19 dhe lokali është mbyllur.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













