Lajme
Kapen 5 shqiptarë duke hyrë ilegalisht në Gjermani dhe 2 të tjerë që i ndihmuan
Ndaj tyre u ushtruan kallëzime penale për prokurimin e letërnjoftimeve zyrtare false, si dhe për përpjekjen për hyrje të paautorizuar në Gjermani
Policia federale ka raportuar disa shtetas shqiptarë në pikën kufitare në Rosenheim të martën (6 prill) dhe më pas i ka kthyer ata në Austri.
Sipas policisë, personat në fjalë se janë përpjekur të hyjnë ilegalisht në Republikën Federale të Gjermanisë, shkruan pnp.de. Tre prej tyre duket se donin të identifikoheshin rrejshëm, me letra greke.
Tre shqiptarët në fjalë, 32, 32 dhe 50 vjeç, ishin në një tren të linjave të gjata, ndërkombëtare gjatë të relacionit Verona – Mynih, transmeton albinfo.ch. Sipas deklaratave të tyre, ata donin të punonin si në Mynih si mjeshtër.
Por, asnjëri prej tyre nuk ishte në gjendje t’u tregonte policëve ndonjë vizë ose leje qëndrimi, gjatë kontrollimit kufitar në tren. Në vend të kësaj, policia federale gjeti tri karta identiteti false Greke pasi kontrolloi bagazhet.
Supozohet se ata kishin për qëllim të jetonin dhe të punonin si shtetas grekë në Gjermani. Por, ata u detyruan të dilnin nga treni në stacionin e trenit, në Rosenheim, përcjell albinfo.ch.
Pas kësaj, ndaj tyre u ushtruan kallëzime penale për prokurimin e letërnjoftimeve zyrtare false, si dhe për përpjekjen për hyrje të paautorizuar në Gjermani.
Menjëherë pas masave policore, ata u detyruan të largoheshin menjëherë nga vendi.
Ndërkohë, Policia Federale u kishte refuzuar hyrjen edhe dy bashkatdhetarë të tjerë të tyre, 33 dhe 44 vjeç. Këta shtetas shqiptarë ishin të dytë pasagjerë të dy veturave të ndryshme, të vozitur nga tjetërkush.
Gjatë kontrollimit të identitetit pranë lokaliteteve Kiefersfelden dhe Oberaudorf, doli se ata nuk kishin dokumentet e kërkuara për qëndrimin e tyre të planifikuar në Gjermani, përcjell albinfo.ch. Pas kalimit nëpër Inspektoratin Federal të Policisë në Rosenheim, edhe ata u desh të ktheheshin në Austri me kallëzime penale në “bagazhet” e tyre.
Shoferët e tyre, njëri nga Kosova dhe tjetri nga Shqipëria, do të përballen me procedime penale për ofrim ndihme në përpjekjen e hyrjes së paligjshme në Gjermani.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













