Lajme
Kapen 6 shqiptarë që po qëndronin ilegalisht në Gjermani
Për qëndrim të paligjshëm akuzohen të gjithë personat, pesë prej të cilëve janë shtetas të Shqipërisë dhe njëri, shtetas i Kosovës
Gjatë inspektimit të një autobusi të linjave të gjata në pompën e benzinës dhe zonën e pushimit, në Leipheim të martën në mbrëmje, policët e grupit të kontrollit të kërkimit, zbuluan se disa të huaj po qëndronin ilegalisht në Gjermani, shkruan za.de
Këtë herë bëhej fjalë për gjithsej gjashtë burra dhe gra, të moshave 24 deri 30 vjeç, transmeton albinfo.ch. Periudha e qëndrimit të paligjshëm e tyre, siç është konstatuar, zgjaste deri në tre vjet.
Akuzat penale për qëndrim të paligjshëm bëhen me këtë rast kundër të gjithë personave, pesë prej të cilëve janë shtetas të Shqipërisë dhe një me shtetësi të Kosovës.
Me përjashtim të një personi të cilit i ishte refuzuar hyrja në BE, të gjithë të tjerët fillimisht kanë hynë në vend legalisht si turistë por më pas kanë qëndruar shumë gjatë, pasi u ka skaduar leja, në Gjermani.
Një grua nga ky grup kërkohej me një urdhër arresti.
Asaj iu desh të paguante në vend një depozitë prej disa qindra eurosh.
Të gjithë udhëtarëve të autobusit ju kërkua të largoheshin menjëherë nga Gjermania.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













