Lajme
Kapen 9 shqiptarë në një kantier: Po punonin dhe qëndronin në të zezë
"Vetëm njëri nga dhjetë punonjësit e kontrolluar kishte leje qëndrimi të vlefshme që u jep të huajve të drejtën për të punuar në Gjermani"
Gjatë inspektimit të një kantieri të madh ndërtimi në Heiligenhafen, doganierët e qendrës së kontrollit financiar për punë ilegale (FKS) të zyrës kryesore doganore në Kiel kanë gjetur të martën gjithsej nëntë persona të punësuar ilegalisht.
“Gjatë inspektimit të kantierit, doganierët kanë vepruar mbi bazë të një informacioni anonim, i cili rezultoi i saktë”, shpjegon një zëdhënëse e Zyrës Kryesore Doganore në Kiel, transmeton albinfo.ch.
Kur shërbimet e urgjencës hynë në kantier, të gjithë punëtorët u përpoqën më kot të fshiheshin në pallat për t`i ikur kontrollimit nga doganierët.
“Vetëm njëri nga gjithsej dhjetë punonjësit e kontrolluar kishte një leje qëndrimi të vlefshme që u jep të huajve të drejtën për të punuar në Republikën Federale të Gjermanisë” ka thënë zëdhënësja.
Nëntë personat e tjerë të kontrolluar nuk kishin as leje qëndrimi dhe as leje pune të vlefshm, shkruan shz.de. “Ka edhe indikacione për shkelje të ligjit të pagës minimale. Për këtë pikë kërkohen kontrollime të mëtejshme.
Ndaj nëntë shtetasve shqiptarë ka nisur procedimi penal. Atyre u janë konfiskuas pasaportat dhe u është kërkuar të regjistroheshin pranë autoriteteve të emigracionit”, përfundon njoftimi për shtyp nga zyra kryesore doganore në Kiel.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













