CH-Ballkani

Kapet autobusi me 80 kg marihuanë, shoferi shqiptar paraburgoset

Policia e qarkullimit rrugor gjerman në Tauberbischofsheim të mërkurën e kaluar, rreth orës 23.10, ka kontrolluar një autobus. Gjatë kontrollit të imtësishëm të çantave dhe një qese mbeturinash janë gjetur rreth 80 kg marihuanë, shkruan wuerzburgerleben.de.

Shoferi në paraburgim

Shoferi, një 30 vjeçar shqiptar, pas rastit është dërguar në paraburgim me urdhrin e Prokurorisë së Mosbach. Hetimet ndaj tij vijojnë.