Maqedonia

Maqedoni: Kapet kamioni me 40 emigrantë, 12 të mitur

Dje rreth orës 14:30, në rrugën rajonale Shtip – Radovish, në zonën e quajtur “Kilometri 6”, policia ka ndaluar një kamion mallrash “Mercedes” me targa të Shkupit, të drejtuar nga Z.P. (46) nga fshati Petrovec i Shkupit. 

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 40 emigrantë (26 nga Pakistani, 10 nga Siria dhe 4 nga Egjipti), prej të cilëve 12 të mitur, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.

Shoferi i kamionit Z.P. është ndaluar nga policia.