Integrimi
Kapet kosovari, punonte në Gjermani me dokumente italiane
Të hënën rreth orës 12 policia në Heilbronn ka kapur një kosovar 31 vjeçar i cili po qëndronte ilegalosht në Gjermani. Shtetasi kosovar është kontrolluar nga policët në stacionin kryesor hekurudhpr të qytetit, me ç`rast i është gjetur dokumenti italian i identitetit, shkruan rtfi.de. Që në shikim të parë ka mundur të shihej se dokumenti në fjalë ishte i falsifikuar.
Pas mohimit fillestar, ai ka pranuar se dokumenti ishte fals, transmeton albinfo.ch. Më tutje ai ka sqaruar se është kosovar dhe se që nga viti 2014 po qëndronte e punonte në Gjermani me identitet të rrejshëm.
Rasti i ka kaluar në përpunim policisë në Heilbronn e cila ka iniciuar një procedurë hetimore veç tjerash për falsifikim dokumentesh.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












