Futboll

Kaq përfitojnë Xhaka dhe Mustafi nëse fitojnë Ligën e Evropës

Më 29 maj do të zhvillohet finalja e Ligës së Evropës ndërmjet skuadrave angleze, Arsenal dhe Chelsea. Finalja zhvillohet në Baku. Nëse Arsenal fiton do të sigurojë pjesëmarrjen për Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm, shkruan albinfo.ch.

Kështu, Arsenal ka vendosur edhe shpërblime për futbollistët dhe stafin nëse fitojnë këtë garë.

Futbollistët, përfshirë Granit Xhakën dhe Shkodran Mustafin, do të përfitojnë bonuse nga 100 mijë funte e deri në 500 mijë sosh për lojtar nëse klubi arrin që të fitojë në këtë garë.

Arsenali nuk e ka fituar asnjëherë Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës (ish-UEFA Ligë).

Xhaka është shprehur kohë më parë se do të ishte i lumtur nëse do të fitonte trofeun e parë evropian me skuadrën londineze.

https://www.mirror.co.uk/sport/football/news/how-much-arsenal-players-line-16175645