Karate

Karateistëve të Kosovës nuk iu lejohet të marrin pjesë me flamurin shtetëror

Përfaqësuesja e Kosovës nuk është e mirëpritur në Kupën e Botës në karate, në Madrid të Spanjës. Karateistët kosovarë tani do të paraqiten me flamur neutral – jo për herë të parë gjatë këtij viti, shkruan “insidethegames.biz“, përcjell Albinfo.ch.
Përplasje rreth karateistëve të Kosovës në Kupën e Botës në karate, në Madrid të Spanjës. 13 sportistë kosovarë duan ta përfaqësojnë Kosovën në Spanjë dhe të luftojnë për medalje. Por, kjo është e ndaluar për ta – të paktën pjesërisht.
Qeveria spanjolle e ndalon delegacionin kosovar të konkurrojë nën flamurin e Kosovës. Karateistët e Kosovës duhet të konkurrojnë nën flamurin e Federatës Botërore të Karatesë (WKF), informon Albinfo.ch. Kjo ndodh pasi Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Kjo është hera e tretë gjatë këtij viti që që karateistët eKosovës nuk lejohen të konkurrojnë sipas dëshirës. Në Kampionatin Europian në Novi Sad të Serbisë në muajin maj të këtij viti, përfaqëueses nuk iu lejua të marr pjesë. Gjithashtu edhe në Lojërat Mesdhetare në Tarragona (Spanjë), flamuri kosovar u hoq në ceremoninë e hapjes në minutën e fundit.
Për në Madrid, WKF kishte shpresuar se kosovarët mund të konkurrojnë pa kufizime. Prandaj, përpara fillimit të Kupës Botërore, u zhvilluan bisedime në mes Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe atij spanjoll, si dhe Qeverisë spanjolle, informon më tej Albinfo.ch. Dhe në fillim të muajit, IOC në një deklaratë spjegoi se e kishte “rikonfirmuar qëndrimin e saj mbi qeverinë spanjolle”.
Por, gjithçka nuk ka më vlerë. Delegacioni i Kosovës ende duhet të parakalojë nën flamur të gabuar. Përveç kësaj, jo me veshmbathjet e sjellura. Në to mund të shihet edhe logoja e WKF-së.