Lajme
Karnevalet e Londrës, 8 të plagosur, 1 oficer policie i sulmuar seksualisht
Karnavalet e famshme të Londrës që zhvillohen çdo vit në Notting Hill, janë shndërruar në arenë dhune të paprecedentë me mbi 8 të plagosur me mjete prerëse dhe një oficere policie të sulmuar seksualisht.
Imazhet tronditëse të publikuara nga tabloided britanike tregojnë disa prej të rinjve që morën pjesë në karnavale, të armatosur me hanxharë të mëdhenj teksa godasin të tjerë persona në mes të rrugës rrugë dhe në mes të ditës.
Në një prej fotove shfaqet një djalë i ri që i afrohet një grupi djemsh, ndërsa tund një hanxhar gjigand në ajër, ndërsa shumë qëndrojnë prapa tij dhe e shohin, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Ai që ka shkrepur fotot, tha se ndodhej në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar, duke pretenduar se festa e gëzueshme u kthye papritur në luftë e dhunë, mes dy bandave me thika dhe hanxhar.
Federata e Policisë Metropolitane zbuloi se gjashtë oficerë u kafshuan, njëra u sulmua seksualisht dhe një tjetër u plagos aq rëndë sa përfundoi në spital.
Ata i përshkruan sulmet ndaj 75 oficerëve si absolutisht të neveritshme.
Policia Metropolitane shtoi se dita e fundit e karnavaleve pa tetë persona që u goditën me thikë brenda një nate. Një burrë 29-vjeçar është në gjendje kritike pasi u godit me thikë në Warfield Road, por pati edhe incidente të tjera të të njëjtit lloj.
Një 19-vjeçar u godit me thikë në Ladbroke Grove pak para orës 20:00 dhe mbetet në një gjendje të rëndë, por të qëndrueshme në spital. Ndërkohë, gjashtë meshkuj të tjerë të moshës 18, 19, 20, 25, 28 dhe 40 vjeç u goditën me thikë në incidente të veçanta
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër














