Kosova
Kartoni i Gjelbër, interesat financiare e lanë të pazgjidhur
"Natyrisht se në thelb të këtij paradoksi mund të gjenden arsye të shumta, por për bindjen tonë interesat financiare janë kryesore”, tha Abdixhiku
Deputetët e Kuvendit kanë debatuar për kartonin e gjelbër, të iniciuar nga PSD-ja. Iniciuesi Faton Topalli ka thënë se për polisat kufitare u paguan 200 milionë euro nga paslufta.
“Qindra e mijëra mërgimtarë, edhe pse paguajnë polisat e sigurimit në vendet prej nga vijnë, kur hyjnë në Kosovë janë të detyruar që të paguajnë për të njëjtat çështje edhe një herë. Shuma e paguar për polisat kufitare prej përfundimit të luftës e deri me sot arrin shifrën rreth 200 milionë euro, ndërsa shpenzimet e bëra për dëmet e shkaktuara rreth 10 për qind, pra gjithsej 20 milionë euro. Mendoj që nuk është trajtim dinjitoz i atyre që sjellin remitenca gati sa gjysma e buxhetit të shtetit të Kosovës”, tha Topalli.
Deputeti i LDK-së Lumir Abdixhiku ka thënë se interesat financiare e kanë lënë të pazgjidhur këtë çështje edhe 20 vjet pas luftës. “E konsiderojmë krejtësisht të turpshme që diaspora jonë është e detyruar të paguaj dhjetëra miliona euro sa herë që vjen këndej. Natyrisht se në thelb të këtij paradoksi mund të gjenden arsye të shumta, por për bindjen tonë interesat financiare janë kryesore”, tha Abdixhiku.
Deputetja e PDK-së Safete Hadërgjonaj ka kritikuar mungesën e ministrit të Punëve të Brendshme në seancë, që tha se do të duhej të ishte për të debatuar për këtë çështje. Kritika ministrit i dha edhe deputeti i AAK-së Daut Haradinaj, derisa ka kërkuar të dihet saktë se ku përfundojnë milionat nga taksat e mërgimtarëve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar












