Kosova
Kasem Hoxha, aktori më i kërkuar në skenat ndërkombëtare të filmit
Dëshira që do të mbetej, mbeti vetëm një ëndërr në Shqipëri, u bë realitet në Gjermani. Në vitin 1990 ishte larguar si refugjat për në Gjermani, por sot ai është një ndër emrat e njohur të kinematografisë gjermane dhe më gjerë, transmeton albinfo.ch.
Është ky aktori nga Tirana, Kasem Hoxha, i cili për më shumë se 30 vjet në Gjermani ka arritur të luajë në shumë filma televizivë dhe kinematografikë, në Gjermani dhe më gjerë.
Ai është pjesë e shumë filmave dhe serialeve, përfshirë këtu: Split Homicide, Tatort, Rohbau, Nji Prej Nesh, Bonnie & Bonnie, Professor T, The Albanian Virgin, Skylines e shumë të tjerë.
Kasemi sapo ka mbyllur xhirimet për sezonin e parë me tetë episode të komedisë së zezë gjermane ‘ACHTSAM MORDEN’ që do të jetë për Netflix World, sezonet e dy dhe tre do të xhirohen këtë vit, më 2024.
Kujtojmë se ai po ashtu ishte pjesë e shumë projekteve filmike shqiptare.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














