Futboll
Katari befason Zvicër në Stadio di Cornaredo
Miqësorja ndërmjet kombëtares së Zvicrës dhe asaj të Katarit e zhvilluar në Stadio di Cornaredo në Lugano ka sjell një supriz pasi Katari ka fituar me rezultat minimal 0:1 duke sjell edhe befasinë e mbrëmjes.
Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola edhe pse Zvicra dominoi me posedim këtë fraksion të lojës. Edhe pjesa e dytë vazhdoi me dominimin e Kombëtares së Zvicrës por që nuk solli rezultat.
Në minutën e 86 Katari shënoi golin e fitores përmes një kundërsulmi ku shënoi me sulmuesin Akram Afifi. Zvicra u mundua deri në fund po nuk arriti të gjente rrjetën.
Nga tre shqiptar sa ka grumbulluar për këtë ndeshje Zvicra, në pjesën e par ka luajtur kapiteni Granit Xhaka, ndërsa në pjesën e dytë u inkuadruan edhe Shaqiri e Ajeti, ky i fundit i pati disa raste të mira për shënim.
Kjo humbje nuk i bënë mirë kombëtares zvicerane pasi pas pesë ditësh do ta zhvilloj ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve kundër Belgjikës.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













