Kosova
Katari, i interesuar për investime: Kosova, vend premtues
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2024/02/1111123-587x311.jpg)
Kryeministri Albin Kurti mbrëmë priti në takim ambasadorin jorezident të shtetit të Katarit në Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Hawashela Al Dosari, përcjell albinfo.ch.
Zyra e Kryeministrit njoftoi se në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për t’i thelluar ato.
Ambasadori Al Dosari theksoi gatishmërinë dhe vullnetin e tij dhe të shtetit të Katarit për të thelluar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën ekonomike.
“Ai shprehu interesim në lidhje me ankandet e energjisë së ripërtëritshme që kanë filluar të zhvillohen në Kosovë. Ambasadori vlerësoi se këto ankande janë një mundësi e mirë konkurruese për bizneset e Katarit”, thuhet në njoftim.
Temë tjetër e diskutimit ishte edhe Fondi Sovran, duke qenë se Katari ka vetë një fond sovran.
Kryeministri informoi ambasadorin për ligjin e miratuar në Kuvend për themelimin e Fondit Sovran në Kosovë, që përbën hapin e parë drejt ndërtimit të strukturës organizative të Fondit.
Në bisedë e sipër, u theksua dëshira për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe turizmit. Në këtë drejtim, kryeministri shprehu interesimin e Kosovës për të krijuar një partneritet në këto fusha, në të mirën e dy shteteve.
Ambasadori Al Dosari theksoi se Katari e sheh Kosovën si “një vend premtues për investime dhe bashkëpunim të pasur në interes të të dyja palëve dhe bizneseve të tyre”.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n