Shkurt.ch

Katër mënyra për të kursyer para në Zvicër

Zvicra është e njohur edhe për jetën e shtrenjtë, andaj kursimi gjatë të jetuarit në Zvicër duket opsion i mirë.

Pas katër vitesh qëndrimi në Zvicër, Chantol Panozzo ofron disa këshilla për të kursyer edhe centët tuaj në një nga vendet më të shtrenjta të botës, përcjell albinfo.ch.

Bëjeni pazarin pas orës 17:00 – Për ata që punojnë, blerja pas dite mund të duket mundësia e vetme që keni, por është edhe një veprim i zgjuar. Kjo sepse dyqanet, para se të mbyllen, do të ofrojnë zbritje nga 25 deri në 50 për qind në artikuj që mund të prishen.

Blini gjatë muajve tradicionalë të shitjes – Janar dhe korrik. Kjo është koha kur Chantal blen shumicën e rrobave dhe aksesorëve të tjerë në Zvicër. “Për shembull, unë dhe burri im prisnim janarin për të blerë disa nënkresa për orenditë tona, dhe u shpërblyem me një çmim prej pesë frangash për nënkresë (që fillimisht kushtone 40 franga). Pra blemë shtatë nënkresa me një çmim që dikur mund ta blije vetëm një. Duke e cituar një reklamë të Guinness, gjëra e mira vijnë për ata që presin”, shkruan Chantal.

Rezervo hotele në Zvicër në minutën e fundit, duke përdorur rooms.ch – Planifikoni një udhëtim njëditor në Zvicër? Megjithatë, shanset janë që ju nuk do të shkoni nëse prishet moti. “Para disa muajsh kam kaluar një fundjavë me shi në Lucarno, dhe nuk do të kisha shkuar po të mos kisha rezervuar, por nuk më lejohej ta anuloja pa marrë ndonjë ‘dënim’. Andaj, pse të mos pse të mos prisni deri në momentin e fundit dhe të rezervoni hotelin përmes kësaj faqeje, ku dhomat e minutës së fundit janë 99 franga për dy persona, në gjithë vendin?”, sugjeron Chantal.

Dyqanet kufitare – Nëse banoni pranë një qyteti kufitar, blini aty. Chantal tregon se si çdo muaj bën blerje në Gjermani, që përvojës së saj, janë më lirë se në Zvicër.

(Marrë me shkurtime nga Expatica.com)