Lifestyle
Këngëtarja Ariana Grande, në histori të Billboardit
Ariana Grande ka hyrë në historinë e 100 këngëve më të mira të Billboardit.
Këngëtarja është e para artiste që mban tri vendet e para në këtë listë, në të njëjtën kohë. “7 Rings” mban vendin e parë për të katërtën javë radhazi, derisa “Break Up With Your Girlfriend, I’m Bored” debuton në vendin e dytë dhe “Thank U, Next”, u rendit nga vendi i shtatë në të tretin.
Të tri këngët janë pjesë e albumit të Grandes “Thank U, Next” që mban vendin e parë edhe në 200 albumet më të mira të Billboardit. Ariana Grande është e dyta në historinë 60-vjeçare të top-listës së 100 që monopolizoi tri vendet e para në një javë, përcjell albinfo.ch
Rekordi mbahej nga bendi britanik The Beatles, i cili qëndroi për pesë javë, në mars dhe prill 1964, madje duke mbajtur të pestë vendet e para në vitin 1964.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











