Lajme
Keq në burgjet e Kosovës
Këshilli i Evropës ka publikuar një tjetër raport negativ për Kosovën. Kësaj radhe fokus i vëzhguesve të kësaj organizate është trajtimi i të burgosurve, si dhe kushtet në burgjet e qendrat spitalore të psikiatrisë.
Raporti 48-faqesh, i siguruar nga KTV-ja, flet për tortura në burgjet kosovare, dukuri kjo e sanksionuar me konventat ndërkombëtare. Raporti kritikon edhe EULEX-in për shkeljen e të drejtave të njeriut, ndërsa gjetjet flasin për periudhën e vitit të kaluar, kur një delegacion ishte për vizitë në Kosovë.
“Në kuadër të vizitës, delegacioni dëgjoi akuza të shumta për keqtrajtimin fizik nga ana e policëve të Kosovës nga personat që tashmë ishin, ose rishtazi ishin futur në mbajtje. Akuzat kishin të bënin kryesisht rreth përdorimit të grushteve, goditjeve me shkop të policisë, goditjeve me shuplaka, por edhe goditjeve në organet gjenitale. Pastaj raportohet për goditje me objekte të forta, shtrëngim i gishtave të dorës me laps, si dhe goditje në thembrat e këmbëve nga oficerët policorë që donin të merrnin informata gjatë marrjes në pyetje. Në disa raste, shkalla e keqtrajtimit shkonte deri në atë masë saqë mund të përshkruhet si torturë”, thuhet në raport.
Këto raste dhe të tjera në qendrat policore dhe burgjet kosovare janë shqetësuese, thekson raporti. Ndërsa thekson se në dijeni për këtë fenomen është edhe EULEX-i, i cili më 8 shtator 2010 i ka dërguar një letër shqetësimi Inspektoratit Policor të Kosovës.
Këshilli i Evropës rikujton që keqtrajtimi i të paraburgosurve dhe i të burgosurve është rreptësisht i ndaluar me konventa ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në













