Kosova
Kërcënoi prokurorin, arrestohet deputeti Milaim Zeka
Është arrestuar mëngjesin e sotëm deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka.
Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë Ibrahim Berisha ka bërë të ditur se pas disa kërcënimeve që Zeka i bërë në media prokuroria ka kërkuar arrestimin e tij.
“Prokurori ka kërkuar arrestimin e tij pasi që dyshohet se ai ka kryer veprën penale kanosje. Kohëve të fundit Zeka përmes mjeteve të Informimit ka dal me disa kërcënime”, ka thënë Berisha, përcjell albinfo.ch.
Zekës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Deputeti i Nismës Milazim Zeka gjatë një interviste ditë më parë kërcënoi prokurorin special Afrim Shefkiun i cili ka ngritur aktakuzë atij në rastin e mashtrimit me viza. Zeka kishte thënë se do të qëroj hesapet vetë me prokurorin.
“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar”, kishte thënë Zeka.
Edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dënuar ashpër deklarimet publike dhe kërcënimet, të cilat kohëve të fundit janë drejtuar ndaj prokurorëve të shtetit.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet











