Kosova
Kërkesa e BE-së: Të hiqet taksa dhe të vazhdojë dialogu
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, ka thënë se taksa prej 100% e vendosur ndaj mallrave serbe duhet të hiqet dhe dialogu mes palëve të vazhdojë, shkruan sot Gazeta “Zëri”, përcjell albinfo.ch
Bashkimi Evropian ende nuk ka caktuar ndonjë datë për takimin e radhës së liderëve të Prishtinës dhe të Beogradit, por para se të ndodhë një takim i tillë kërkon heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Takimi i fundit i zhvilluar në Bruksel mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq ishte më 8 nëntor 2018.
Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, për “Zërin” ka thënë se ndonëse nuk ka dhënë ndonjë datë për takimin e ardhshëm. “Puna jonë po vazhdon, siç është diskutuar në rundin e fundit të dialogut. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm për të vlerësuar vazhdimin e takimit të fundit”, ka thënë ajo.
Kocijançiq ka shtuar se Qeveria e Kosovës duhet ta revokojë vendimin për taksën ndaj produkteve serbe, pasi masat e marra nuk ndihmojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. “Qeveria e Kosovës duhet t’i revokojë këto vendime. Veprimet, masat dhe deklaratat që perceptohen si provokuese dhe fyese janë thellësisht shqetësuese dhe nuk ndihmojnë në dialogun dhe në normalizimin e marrëdhënieve, përcjell albinfo.ch
Ankesat duhet të adresohen përmes dialogut për të cilin Bashkimi Evropian është i përkushtuar të vazhdojë ta lehtësojë. Propozimi është në tryezë, është në dorën e palëve për të diskutuar dhe për ta marrë atë përpara. Ne jemi të gatshëm t’ju mbështesim për të gjetur një zgjidhje”, ka shtuar ajo.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA













