Kosova
Kosovë: Kërkohet nga Presidenti Thaçi të kthehet Ligji për paga
Përfaqësues të sindikatave të tri ndërmarrjeve publike, KEK, PTK-së dhe KOSTT-it, kanë kërkuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, që ta rikthejë në Kuvend Ligjin për paga.
Nëpërmjet një letre të përbashkët, ata kanë kërcënuar nëse një gjë e tillë nuk bëhet, do të detyrohen të protestojnë e të mbajnë greva.
Përfaqësuesit e këtyre tri sindikatave konsiderojnë se u është bërë e padrejtë këtyre ndërmarrjeve kur janë futur në Ligjin për paga. “Konsiderojmë që këto ndërmarrje kanë qenë dhe janë shtyllat kryesore të shtetit, pra energjia dhe telekomunikacioni.
Për funksionimin normal të këtyre ndërmarrjeve nevojiten ekspertë të fushave të caktuara, të cilët i kemi momentalisht dhe ne operojmë, zhvillohemi nga profesionalizmi i punës së këtyre ekspertëve të lëmive të ndryshme”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësuesit sindikalë kanë thënë se në rast të nënshkrimit të këtij Ligji nga ana e presidentit, pasojat mund të jenë të pariparueshme.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” Profesori i ETH Zürich, Roland Siegwart, thotë se dronët e vegjël dhe të lirë po ndryshojnë... -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane -
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës













