Kosova

Kërkohet seancë e jashtëzakonshme për liberalizim të vizave

Dy partitë e vogla opozitare, PSD-ja e Shpend Ahmetit dhe Alternativa e Mimoza Kusari-Lilës, do të bëhen pjesë e ekipit të qeverisë për dialogun me Serbinë.

Burimet  i kanë thënë KTV-së se pushteti do të provojë që qysh sot në seancë Kuvendi ta miratojë rezolutën për dialog dhe ekipin negociator qeveritar për këtë proces.

Shpend Ahmeti, kryetar i PSD-së, pritet ta bashkëkryesojë ekipin me Fatmir Limajn. Sipas burimeve të KTV-së, ky është fillimi i një bashkëpunimi më afatgjatë i PSD-së dhe Alternativës, që kanë diskutuar garimin e përbashkët me një listë në zgjedhjet e ardhshme nacionale me AAK-në e Haradinajt, përcjell albinfo.ch.

Në seancën që do të fillojë nga ora 17:00 Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë pikat e papërfunduara nga seancat plenare, mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor 2018. Ndër pikat e tjera figuron edhe votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë.