Lajme
Kerry: Ndajmë interesa të përbashkëta me Shqipërinë
Sekretari amerikan John Kerry i dha mbështetje të fuqishme Shqipërisë në procesin integrues dhe demokratik. Ai tha se me Shqipërinë ndajmë interesa të përbashkëta
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i dha mbështetje të fuqishme Shqipërisë në procesin e saj integrues, ndërsa tha rikonfirmoi aleancën e përbashkët me Shqipërinë në të gjitha proceset. Kerry tha se “Shqipëria është vend mik, ne jemi aleatë dhe ndajmë interesa të përbashkëta”.
Këto komente sekretari amerikan i bëri gjatë një vizite në Tiranë, ku u shpreh i kënaqur me zhvillimet në Shqipëria. Përveç takimit me politikanët shqiptarë, presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe shefin e opozitës, Lulzim Basha, Kerry bashkëbisedoi edhe me disa qytetarë në qendër të Tiranës.
“Ju keni qenë me ne në sfidën tonë kundër ekstremizmit, e kundër përpjekjes për të shtrembëruar një prej feve më të mëdha në botë. Shqipëria ka qenë me ne, në sfidat tona afatgjata në Irak, Afganistan, e sidomos në koalicionin anti-terror, ku Shqipëria ka qenë që në themelim të tij”, ka deklaruar Kerry.
Sa i përket politikës së brendshme, në emër të presidentit Barack Obama dhe SHBA-së, sekretari Kerry i dha mbështetje Qeverisë shqiptare për reformat e ndërmarra.
Vizita e Kerryt nisi me takimin në Rinas me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, e cila zgjati pak minuta, duke shënuar një precedent protokollar, pasi për herë të parë presidenti i Republikës pret një personalitet në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Më pas, sekretari Kerry u takua me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe me kryeministrin Edi Rama.
“Shqipëria është duke lëvizur në drejtimin e duhur dhe jam besimplotë që ndërgjegjësimi është përqafuar sa i përket legjislacionit për luftën kundër korrupsionit. Më ka bërë përshtypje hartimi i dekriminalizimit. Jam i inkurajuar nga paketa e reformës në drejtësi dhe dëshiroj të theksoj që kjo është diçka që politika po punon fort që të realizohet. Kjo kërkon mbështetjen e çdo shqiptari. SHBA është këtu në krahun tuaj, por në fund vetëm shqiptarët mund të miratojnë ligjet e duhura dhe të këmbëngulin për zbatimin e tyre”, deklaroi Kerry.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama konfirmoi që pjesë e bisedimeve ka qenë edhe reforma në drejtësi. Ai shprehu bindjen se Kuvendi do ta kalojë atë brenda muajit mars dhe këtë bindje e bazoi në inkurajimin e marrë nga kryediplomati amerikan.
“Diskutuam në veçanti për reformën në drejtësi. U jemi mirënjohës SHBA për ndihmën e çmuar që i kanë dhënë vendit tonë në rrugën e kësaj reforme dhe për punën e palodhur të ekspertëve amerikanë në ekipin teknik të reformës. Objektivi ynë i përbashkët është që marsi të jetë muaji i votimit në Kuvend i paketës së ndryshimeve kushtetuese. Kam besim që do t’ja dalim dhe fakti që nuk jemi vetëm, por me SHBA në krah e bën të pakthyeshëm këtë sukses”, deklaroi Rama.
Por para se të mbërrinte në vendtakim, kryediplomati amerikan së bashku me kryeministrin Rama u ndal për disa minuta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, takoi dhjetëra qytetarë që ishin mbledhur për ta përshëndetur. Gjatë ndalesës së paparashikuar në protokoll, Kerry mbajti në krah një fëmijë për pak çaste.
Kryetari i Partisë Demokratike, Basha dha një prononcim për mediat ku u shpreh se vizita e sekretarit Kerry vjen në një moment kyç të demokracisë shqiptare.
“Falënderimet e mia më të përzemërta për sekretarin Kerry, për SHBA-ne, për administratën e Presidentit Obama dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që i ka dhëne dhe i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve. I sigurova në këtë takim se Partia Demokratike do të jetë në krye të përpjekjeve dhe të ruajtjes së standardeve euro-atlantike të demokracisë e shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut”, tha ai.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, duket se e ka shkelur agjendën gjatë vizitës në Tiranë. Pas takimit në Kryeministri, ai është në këmbë drejt hotel “Rogner”-it, ku u takua me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ndërkaq i pyetur për gjendjen në Kosovë, ai ka thënë se ka një porosi për Kosovën. “Kosova po shkon mirë dhe ju duhet të vazhdoni të punoni për të ecur përpara”, ka thënë shkurt Kerry, i cili ka pasur gjatë ditës takime me presidentin Bujar Nishani. Gjatë vizitës në tiranë nuk është përmendur Kosova, të paktën jo në konferencën për media.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Shumë të moshuar për të marrë me qira: Diskriminimi zviceran ndaj të moshuarve në pasuri të paluajtshme Një çift pensionistësh dëshmon në programin On en parle: pavarësisht pensioneve AHV, kursimeve dhe mungesës së... -
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm?













