Shkurt.ch
Këshilli Federal “ia huq” në çdo të tretin projektligj
Në një raport të saj, EFK ka bërë kontrollimin e 50 projektligjeve ndërsa rezultati që ka nxjerrë ka qenë dëshpërues, në pothuajse çdo të tretin rast nuk ishin plotësuar kriteret e kërkuara
Zyra Federale për Kontroll të Financave (EFK) ka drejtuar kritika ndaj Këshillit Federal për dështime të shumta të tij. Sipas zyrës në fjalë, Këshilli Federal është shpeshherë tepër i pasaktë në dokumentet e veta që ia jep në shqyrtim parlamentit, rreth asaj se çfarë rezultatesh ose pasojash do të ketë projektligji përkatës.
Në një raport të saj, EFK ka bërë kontrollimin e 50 projektligjeve ndërsa rezultati që ka nxjerrë ka qenë dëshpërues, shkruan sda.ch. në pothuajse çdo të tretin rast nuk ishin plotësuar kriteret e kërkuara.
Shpeshherë ka ndodhur që administrata e ka prezantuar me pasaktësi të konsiderueshme se si do të veprojë një ligj i caktuar në shoqëri dhe në ekonomi, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, prognozat më vonë kanë rezultuar si të pabesueshme dhe të realizuara me gabime.
Për këtë arsye EFK propozon që në të ardhmen Kancelaria Federale duhet ta bëjë kontrollimin e cilësisë së dokumenteve në fjalë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













