Lajme
Këshilltari i Donald Trump fajëson Kinën për pandeminë e koronavirusit
Një nga këshillarët kryesorë të Presidentit amerikan Donald Trump ka thënë se censurimi i lajmeve nga partia komunsite kineze për fillesat e koronavirusit vrasës ka bërë që sëmundja infektuese të përhapet në të gjithë botën.
“Përhapja e epidemisë në Vuhan është fshehur,” tha këshilltari kombëtar i sigurisë Robert O’Brien në një event në Uashington.
“Dhe kjo ndoshta i kushtoi botës dy muaj vonesë në luftën kundër kronavirusit”, shtoi ai në komentet që shkaktuan një konflikt diplomatik, edhe pse Pekini është përpjekur deri tani të evitojë përplasjet politike me Uashingtonin për pandeminë.
“Sikur të kishim pasur këto dy muaj të tjera kohë dhe bashkëpunimin e Kinës me OBSH do të kishin kufizuar në mënyrë dramatike atë që po ndodh sot në të gjithë botën”, tha O’Brien.
Zyrtarët kinezë janë përpjekur të mbajnë larg debatet politike të lidhura me sëmundjen por kjo duket se u kthye në një bumerang kur liderët e aprtisë dënuan doktorët që raportuan lindjen e virusit. Pas censurës erdhi karantinimi i papritur i të gjithë qytetit Vuhan dhe qendra të tjera të përhapjes, ku u bllokuan milina njerëz.
“Eksperienca e Kinës me sëmundjen ka vendosur një standard ekzemplar. Vizita e presidentit Xi në Vuhan dërgoi mesazhin e fitores në të gjithë botën”, tha sot zëdhënësi i minsitrisë së jashtme Geng Shuang, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












