Lajme

Këta janë dhjetë njerëzit më të pasur në botë

Në krye të dhjetë njerëzve më të pasur në botë, me një pasuri të kombinuar rreth 1.4 trilionë dollarë, mbetet francezi Bernard Arnault. Në vendin e dytë renditet Jeff Bezos dhe pas tij Elon Musk, përcjell albinfo.ch.

Faqja “World of Statistics” ka publikuar në platformën X statistikat e dhjetë njerëzve më të pasur në botë.

Sipas “World of Statistics”, e cila ka cituar Forbes, francezi Bernard Arnault ka arritur pasurinë 227 miliardë dollarë. Ndërsa, në vendin e dytë renditet amerikani Jeff Bezos me 196 miliardë dollarë.

Në vendin e tretë, sipas “World of Statistics” është Elon Musk, me pasuri 193 miliardë dollarë. Pastaj vijojnë Mark Zuckerberg me 178 miliardë dollarë, Larry Ellison me 158 miliardë dollarë, Warren Buffet me 136 miliardë dollarë, Bill Gates me 131 miliardë dollarë, Steve Ballmer me pasuri 126 miliardë dollarë, Larry Page me 123 miliardë dollarë dhe Sergey Brin me 118 miliardë dollarë.