Integrimi
Këta janë shqiptaro-zviceranët që duan ta bëjnë ndryshimin më 22 tetor
Nga ky brez politikanësh është e pritshme të dalë të paktën një deputet në Parlamentin e Zvicrës. Por kjo varet edhe nga masiviteti i daljes në zgjedhje i shqiptarëve me të drejtë vote
Data e zgjedhjeve për Parlamentin Federal të Zvicrës është fare afër: më 22 tetor. Sikur edhe disa palë zgjedhje të mëparshme, pjesëmarrja në to e politikanëve me rrënjë shqiptare ka qenë temë e mprehtë për komunitetin tonë, për vetë faktin e pranisë së madhe të shqiptarëve në Zvicër. Këtë vit, kjo temë është bërë edhe më “ndezëse”, sepse tashmë është pjekur një brez i politikanëve shqiptaro-zviceranë që ka fituar një prani dhe respekt në politikën zvicerane.
Nisur nga shumë premisa që janë trajtuar në vazhdimësi në shkrimet e albinfo.ch, nga ky brez i suksesshëm pritet të dalë të paktën një deputet në Parlamentin e kësaj legjislature.
Por, nëse do të jetë kështu, përveç nga performanca e kandidatëve, shumëçka varet edhe nga masiviteti i pjesëmarrjes në votim e shqiptarëve me të drejtë vote. Prandaj, apeli i vetëm që mund të bëhet tani është: Shqiptarë, shfrytëzojeni të drejtën tuaj të votës! Dilni dhe votoni më 22 tetor!
Albinfo.ch ka identifikuar këta kandidatë me prejardhje shqiptare dhe nga Kosova, që kanë paraqitur kandidaturën e tyre për zgjedhjet e pritshme parlamentare. Në vazhdim, lista e kandidatëve sipas rendit alfabetik të kantoneve prej nga vijnë ata.
Basel
St.Gallen
Bernë
Gjenevë
Schwyz
THURGAU
Lexoni po ashtu:
Avdili: Më 22 tetor do të kemi një adresë në Parlamentin Federal
Arbër Bullakaj nis fushatën për zgjedhjet federale të 22 tetorit
Afërdita Bogiqi, kandidate për zgjedhjet federale: Votoni kandidatët shqiptarë
Naim Smakiqi: Në zgjedhjet e 22 tetorit do ta shkruajmë së bashku historinë
Islam Alijaj: Është koha për një deputet me rrënjë shqiptare në Parlamentin e Zvicrës
Gzim Hasanaj: Shqiptarët duhet të kenë së paku 2 deputetë në Zvicër
Korab Rashiti: Të bashkojmë votën, pavarësisht nga përkatësia partiake
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse