Lajme
Këtë javë dihet formati i bisedimeve Prishtinë-Beograd
Shefi i delegacionit serb në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, Borko Stefanoviq, ka thënë sot se është shumë shpejt mund të fillojnë këto bisedime dhe se Beogradi zyrtar është i gatshëm. Sipas tij, brenda kësaj jave do të dihet se kur saktë do të fillojnë këto bisedime si dhe formati i tyre.
“BE-ja, pesë anëtare të së cilës, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, nuk e kundërshton këtë”, ka thënë Stefanoviq gjatë një tryeze të mbajtur në Beograd lidhur me bisedimet e ardhshme midis përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë, që do të mbahen në Bruksel, me ndërmjetësim të BE-së.
Sipas Stefanoviqit, në fillim do të bisedohet rreth çështjeve të telekomunikacionit, kadastrës, komunikacionit ajror dhe çështjes të të zhdukurve, ndërsa lista përfundimtare e temave nuk është vërtetuar deri në fund dhe mund të zgjerohet.
Ndërsa, koordinatori i Qeverisë për veriun e Kosovës, Ylber Hysa ka thënë se bisedimet janë “shans për të gjithë”, por që Beogradi duhet të pranojë realitetin në Kosovë.
Zyrtarët e BE-së, kanë konfirmuar se janë në raundin përfundimtar të konsultimeve para fillimit të dialogut Prishtinë-Beograd. Ndërsa BE-ja dhe Prishtina insistojnë se do të diskutohet vetëm për çështje teknike, Beogradi zyrtar thotë se do të flitet edhe për statusin.
Ndërkohë, sot kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit kanë thënë se negociatat me Serbinë, në asnjë formë, nuk bën të ndodhin pa kaluar nëpërmjet Kuvendit. Edhe partitë opozitare po kërkojnë që para fillimit të bisedimeve në Kuvend të hartohet platforma e Prishtinës për këto bisedime.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor












