Lajme
Këtë muaj mblidhen dy qeveritë
Kryeministri Edi Rama tha se brenda këtij muaji do mblidhen Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, ndërsa pritet koordinim për themelimin e një fondi për Preshevën
Brenda këtij muaji, Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës pritet që të zhvillojnë mbledhjen e parë të përbashkët, e cila do të mbahet në qytetin e Prizrenit. Kjo mbledhja ishte paralajmëruar që në muajin shtator, pas një takimi të përbashkët ndërmjet dy kryeministrave, Hashim Thaçit dhe Edi Ramës.
Vetë kryeministri Rama deklaroi në konferencën për shtyp të fundvitit se dy qeveritë synojnë që të hartojnë një strategji të përbashkët qeverisjeje mes dy vendeve, për t’i bërë kufijtë shtetërorë të padukshëm, raporton “Shekulli”.
Po ashtu Rama konfirmoi se mbledhja e parë e qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës do të zhvillohet në janar 2014, ku pritet të akordohet edhe një fond për Luginën e Preshevës.
Në këtë mënyrë Qeveria Rama pritet të përmbush zotimin për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve që jetojnë në tri komunat shqiptare që administrohen nga Serbia, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.
Ndërsa kryeministri kosovar, Hashim Thaçi deklaroi në mbledhjen e fundit të qeverisë kosovare për vitin 2013 se mbledhja e përbashkët do të zhvillohet javën e dytë të janarit. Me këtë mbledhje do të nisë edhe koordinimi i dy qeverive për të investuar në projekte të përbashkëta kombëtare.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres












