Lajme
Këto produkte do të shtrenjohen së shpejti për shkak të pandemisë
Në shumicën e rasteve, shkaktare janë pengesat e furnizimit dhe prodhimit të shkaktuara nga pandemia
Rezervat e pakëta, kapacitetet e ulëta të prodhimit dhe kërkesa e rritur pritet të ngrenë çmimet e shumë produkteve. Arsyeja kryesore për shumicën e këtyre mungesave është pandemia.
Bëhet fjalë për gomat e automjeteve, produktet e ndryshme plastike, çelikun, aluminin: shumë produkte si këto aktualisht janë në mungesë dhe disa prej tyre po shtrenjtohen, transmeton albinfo.ch.
Në shumicën e rasteve, shkaktare janë pengesat e furnizimit dhe prodhimit të shkaktuara nga pandemia. Aktualisht ka mungesë të çipave kompjuterikë, plastikës, kauçukut natyror, çelikut dhe aluminit në të gjithë botën, shkruan gazeta “SonntagsZeitung”.
Gomat e automjeteve
Prodhimi i kauçukut natyrore dhe gomave të automjeteve në Azinë Juglindore është zvogëluar gjatë pandemisë. Prodhuesi i njohur “Michelin” po shqyrton rritjen e çmimeve, sipas raporteve.
Çeliku dhe alumini
Po ashtu edhe prodhimi i çelikut dhe aluminit po shënon ngecje. Tregtarët individualë nuk do të furnizohen më me fletë alumini këtë vit. Pjesët prej çeliku janë tani gjithashtu më të shtrenjta, përcjell albinfo.ch. Kjo është arsyeja pse radiatorët, për shembull, kushtojnë më shumë.
Produktet e plastikës për kuzhinë
Kompanitë aktualisht po luftojnë për grimcat plastike (granulat) që përdoren për prodhimin e plastikës. Prandaj, mund të pritet rritja e çmimeve për produktet plastike që përdoren, veç tjerash, për paketimin e ushqimit.
Prezervativët
Ashtu sikur gomat e makinës, edhe prezervativët prodhohen nga kauçuku natyral. Ky produkt është i pakët dhe kërkesa për kontraceptivë është rritur gjatë pandemisë. Megjithatë, prodhuesit nuk parashikojnë ende një pengesë në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën