Futboll

Këto janë çmimet e biletave për ndeshjen Prishtina – St Joseph’s

FC Prishtina ka njoftuar për çmimet e biletave për ndeshjen e parë të rundit parakualifikues ndërmjet Prishtinës dhe St Joseph’s, që zhvillohet të enjten, më 27 qershor, nga ora 20:45.

Biletat do të dalin në shitje ditën e ndeshjes përreth stadiumit, dhe çmimet e tyre sillen nga 3 deri në 8 euro, përcjell albinfo.ch.

Biletat kushtojnë:
3 euro – tribuna veriore
5 euro – tribuna lindore
8 euro – tribuna perëndimore
15 euro – tribuna VIP