Lajme
Kushtet që duhet t’i plotësoni për t’u futur në Mal të Zi
Nga 14 shtatori, Mali i Zi ka kërkesa të reja
Mësohet se nga data 14 shtator për t’u futur në Malin e Zi do të jetë e detyrueshme paraqitja e një vërtetimi që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se në mungesë të certifikatës së vaksinimit, për të hyrë në Malin e Zi do të duhet të paraqitet një test PCR negativ Covid-19 jo më i vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR, nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë, ose një test negativ antigjen, jo më i vjetër se 48 orë.
Për shtetasit e Malit të Zi dhe të huajt me qëndrim të përkohshëm në Mal të Zi, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e mësipërme, është i detyrueshëm karantimi, i cili mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit.
Personat nën moshën 18 vjeç (shtetas malazezë, apo të huaj) nuk u nënshtrohen këtyre rregullave.
E-Diaspora
-
Votimi me postë për zgjedhjet e 7 qershorit nis më 21 maj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që votimi me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin... -
Vjenë
Pjesëmarrje në Forumin Ekonomik “Vienna Economic Forum – Meet Kosovo in Vienna 2026” -
KQZ zyrtarisht aprovon mbi 131 mijë aplikime të diasporës për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Gjermani
Donauwörth përjeton një fundjavë “kosovare” me aktivitete dhe ngjyra kulturore -
Shqiptarja Qendresa bashkëpunon me Drake në këngën “Slap The City”
Jeta në Zvicër
-
Zyrtare: Këta janë 26 futbollistët që Zvicra do t’i dërgojë në Kupën e Botës Përzgjedhësi i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën me 26 lojtarët që do të... -
Zvicra voton në qershor për taksa, paga dhe banesa -
Gjithnjë e më shumë persona po refuzohen në kufijtë e Evropës -
Çfarë ndryshon në Zvicër gjatë qershorit 2026 -
Zvicra planifikon zgjerim të madh të linjave ndërkombëtare të trenave













