Futboll
Këto janë tri përballjet e sotme në Euro 2024
Spektakli i Kampionatit Evropian do të vazhdojë edhe sot me tri duele mjaft interesante, përcjell albinfo.ch.
Dita nis me përballjen mes Sllovakisë dhe Ukrainës nga ora 15:00.
Sllovakët janë në disponim pas fitores minimale ndaj Belgjikës në xhiron e parë, kurse Ukraina u befasua 3:0 nga Rumania.
Për ukrainasit, kjo ndeshje do të jetë treni i fundit për të kapur biletën e kualifikimit tutje.
Poloni – Austri do të jetë përballja e orës 18:00. Dy ekipet pësuan humbje në xhiron e parë. Polonia nga Holanda, kurse Austria nga Franca dhe kjo përballje mund të jetë vendimtare për ecurinë e tyre në Euro 2024.
E në mbrëmje nga ora 21:00 na pret super derbi mes Holandës dhe Francës.
Të dyja ekipet kanë marrë fitoret e para në Evropian dhe do të kërkojnë fitore sonte që do t’ua siguronte kualifikimin dhe pozitën e parë në grup.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?













