Lajme
Këtu mund ta gjeni qendrën ku duhet të votoni më 14 shkurt
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë publik linkun, përmes së cilit mund të gjeni qendrën tuaj të votimit, duke shkruar vetëm numrin personal.
KQZ çdo vit krijon listën votuese në bazë të të dhënave të Regjistrit Civil të Kosovës.
Pasi që pranon të dhënat nga Regjistri Civil, KQZ përcakton qendrat e votimit të votuesve, duke pasur parasysh që qytetarët të mund të votojnë sa më afër vendbanimit të tyre.
Ndërkaq edhe në këto zgjedhje të parakohshme, KQZ ka bërë publike një link se ku mund të gjeni qendrën tuaj të votimit. Për ta gjetur qendrën tuaj të votimi, ju duhet të shkruani numrin tuaj personal dhe më pas ju shfaqet emri, mbiemri, komuna dhe qendra e votimit.
Ky është linku: https://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vaxhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Zvicër
-
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje Një hulumtim i Radio Televizionit Zviceran (SRF) ka zbuluar se dhjetëra kamera private të sigurisë në... -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë -
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit -
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme -
Zvicra nis hetim ndaj Google












