Futboll
KF Kosova nga Cyrihu takohet me “luanin e plagosur”
Skuadra shqiptare do të ndeshet me FC Lausanne-Sport në 1/32 e finales në Kupën e Zvicrës
Është hedhur shorti në Kupën e Zvicrës. Në 1/32-tën e finales, ekipi shqiptar i KF Kosova nga Cyrihu do të takohet me ekipin e Ligës së dytë zvicerane FC Lausanne-Sport, i cili gjatë sezonit të kaluar nuk arriti të sigurojë mbijetesën në Ligën e parë zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Në radhët e këtij ekipi luajnë edhe golashënuesi i suksesshëm në Ligën e parë, Benjamin Kololli, i cili gjatë sezonit që përfundoi ka shënuar dhjetë gola. Kololli është anëtar i rregullt te Kosova dhe vështirë se do të qëndrojnë në Lausanne.
Përpos tij, në ekip luajnë edhe Mersim Asllani dhe Andi Zeqiri.
Pra, me siguri se pritet një spektakël i vërtetë mes këtyre ekipeve dhe një sfidë e rëndë e KF Kosova.
Fituesja e Kupës në edicionin e kaluar, Zurich do të ndeshet me Concordia Basel, kurse kampionia e Zvicrës, Young Boys do të ballafaqohet me FC Biel-Bienne. Ndërkohë, Baseli do të ndeshet me FC Montlingen.
http://www.football.ch/SFV/Schweizer-Cups/schweizer-cup/LiveStream.aspx
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së












