Lajme
KFOR-i përgënjeshtron “zbarkimin” e amerikanëve në veri
Grupi i ardhshëm Shumëkombësh Luftarak-Lindje, i udhëhequr nga amerikanët, nuk ka zonë të caktuar të përgjegjësive
Pas shkrimit të medieve se trupat amerikane të KFOR-it do të vendosen në veri të Kosovës, ka reaguar KFOR-i të mërkurën nëpërmjet një komunikate për media.
Zëdhënës i KFOR-it, Hans-Dieter Wichter ka bërë të ditur se një transferim i tillë i përgjegjësisë apo autoritetit të planifikuar nuk është bërë.
“Grupi i ardhshëm Shumëkombësh Luftarak-Lindje, i udhëhequr nga amerikanët, i cili përbëhet nga më shumë se dhjetë kombe, nuk ka zonë të caktuar të përgjegjësive, mirëpo mund të zbarkojë gjithkah në Kosovë në korrespondencë me nevojat operacionale dhe nën komandën e komandantit të KFOR-it, gjeneral-majorit Erhard Buehler. Ai vendosë kush do të operojë në veri apo në rajonet tjera në Kosovë”.
Sa i përket nevojave operacionale, sipas zëdhënësit Wichter, duhet të merret parasysh se në kampin e Novosellës, në veri të Kosovës, në të ardhmen një kompani franceze, një marokene dhe një gjermane gjithashtu do të zbarkojnë për operacione në rajonin verior nëse do të jetë e nevojshme.
E-Diaspora
-
“Dua të garoj për Kosovën ose Zvicrën”, ëndrra e bukur e Luanës dhjetëvjeçare Për të, kuajt nuk janë vetëm sport, por një hapësirë ku mëson durimin, përgjegjësinë dhe besimin... -
Politikë për mua do të thotë të ndërtosh ura -
Përparim Avdili, djathtisti jokonvencional që po sfidon të majtën në Cyrih -
44 grabitje dhe mbi 1 milion paund dëme, goditet banda shqiptare në Britani -
Gjermani
Lexim letrar në Köln, Jehona Kicaj prezanton romanin “ë”
Jeta në Zvicër
-
Banesa në flakë të plotë: ndërhyrje e madhe e zjarrfikësve në Cyrih-Altstetten Të dielën në mëngjes, pak para orës 09:00, flakët përfshinë plotësisht një banesë pranë stacionit hekurudhor... -
Arrestohet në Kolumbi “bosi zviceran i drogës”: Paraqitej si shqiptar -
Trump në Zvicër, zbulohen masat e sigurisë për pritjen e tij -
Bazeli zyrtarisht ia dorëzon stafetën e Eurovision 2026 Vjenës -
Bashkia e Crans-Montanës nuk mund të përbëjë palë civile












