Bota
Kina gati të shpallë fitore ndaj koronavirusit
Presidenti Xi viziton karantinën në Vuhan, mbyllen 14 spitale të përkohshme
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka vizituar sot ‘qytetin zero’ Vuhan, për herë të parë që prej lindjes së koronavirusit vrasës në janar, në një shenjë të qartë se vendi tashmë beson se ka vënë epideminë nën kontroll.
Koha e vizitës së Xi tregon se Kina është pranë shpalljes së fitores ndaj krizës shëndetësore, e cila vrau të paktën 3,136 në vend dhe 4,062 në gjithë botën.
Xi vizitoi sot spitalin me 1,000 shtretër të ndërtuar në 10 ditë për luftën ndaj epidemisë, para se të shkonte në një komunitet lokal me rezidentët nën karantinë.
Vizita e tij vjen teksa autoritetet në Vuhan kanë mbyllur 14 spitale të përkohshme të quajtura ‘fang cang’, të konvertuara nga salla sportesh e ekspozitash, të cilat trajtuan rreth 12,000 pacientë, përcjell albinfo.ch.
Zhvillimi vjen gjithashtu pas karantinës së paprecedentë të 11 milionë njerëzve në provincën qendrore të Hubei, çka duket se ka dhënë rezultat me një rënie të ndjeshme të infeksioneve të reja javët e fundit.
Tashmë më shumë se 100 vende të tjera po luftojnë epideminë.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












