Kuriozitete
Kina gjobit me 2.8 miliardë kompaninë Alibaba
Rregullatorët kinezë kanë tronditur kompaninë e tregtisë elektronike Alibaba, duke i vendosur një gjobë prej 18.2 miliardë juan (2.78 miliardë $).
Agjencia e lajmeve Xinhua bëri me dije se Administrata shtetërore për rregullimin e tregut kishte ndëshkuar Alibaba-n, pas përfundimit të një hetimi që kishte nisur në muajin dhjetor.
Hetimi dhe gjoba u përqendruan në praktikën e Alibaba-s, që u kërkonte tregtarëve të saj të shisnin ekskluzivisht në platformat e saj.
Shteti kinez i ka kërkuar Alibaba-s që të shesë pasuritë mediatike, pas tronditjes së teknologjisë që mori.
Madhësia e gjobës u përcaktua nga rregullatorët, të cilët vendosën ta gjobitnin Alibaba-n në vlerën e 4% të shitjeve të saj në 2019, tha Xinhua.
Alibaba dhe kompanitë e tjera kryesore të teknologjisë kineze, pas shqetësimeve në rritje për ndikimin e tyre në Kinë në jetën e konsumatorëve, janë vënë nën presion.
Në veçanti, Alibaba ka qenë nën vëzhgim që nga tetori i vitit 2020. Bashkëthemeluesi i saj, Jack Ma, kritikoi rregullatorët kinezë si “të ngecur në kohë”, pasi ata shprehën shqetësimin në rritje rreth shtytjes për kredi, menaxhimin e pasurisë dhe sigurimeve nga krahu financiar i Alibaba, Ant Group.
Kina ka kërkuar të frenojë firon e borxhit personal dhe huazimin kaotik. Profili në rritje i Ant Group dhe kritikat e rralla publike të Ma janë parë si një sfidë për sferën financiare të okupuar nga shteti i Kinës.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf