Lajme
Kina kundërshton hetimet amerikane për origjinën e Covid
Zyrtarisht Kina kundërshton hetimet e paralajmëruara amerikane për origjinën e koronavirusit, duke akuzuar Uashingtonin se po provon të politizojë kërkimet, raporton DPA, përcjell albinfo.ch.
Joe Biden urdhëroi të mërkurën (më 26 maj) agjencitë e inteligjencës amerikane që për një periudhë prej tre muajsh t’i raportonin atij nëse koronavirusit i ri e ka burimin te kafshët apo nga ndonjë aksident laboratorik.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, të enjten akuzoi SHBA-në se po përpiqet të fajësojë Kinën për pandeminë dhe mbrojti qëndrimin tashmë të njohur kinez se koronavirusi nuk ka dalë nga laboratori.
Ai theksoi se ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kishin ardhur në përfundim në muajin shkurt se dalja nga laboratori ishte “jashtëzakonisht e pamundur”.
Nëse SHBA-ja i kërkon Kinës të marrë pjesë në një hetim të plotë, tha ai, atëherë edhe Kina do t’i kërkonte SHBA-së të ndiqnin shembullin dhe të lejonin hetime ndërkombëtare.
Duke cituar një raport të inteligjencës amerikane, The Wall Street Journal raportoi të dielën se tre persona nga Instituti i Virologjisë në Vuhan u shtruan në spital me një sëmundje në nëntor të vitit 2019, një muaj para se Pekini të zbulonte ekzistencën e një shpërthimi të epidemisë në Vuhan.
Sipas presidentit Biden, agjencitë aktualisht janë të ndara sa i takon burimit të mundshëm të virusit që përfshiu planetin gjatë vitit të kaluar, duke vrarë më shumë se 3.4 milionë njerëz.
Republikanët, përfshirë ish-presidentin amerikan, Donald Trump, kanë promovuar teorinë se virusi doli nga një aksident laboratorik.
Biden zbuloi se dy nga 18 agjencitë e inteligjencës anojnë më shumë nga origjina nga kafshët e koronavirusit dhe “një anon më shumë” në teorinë e laboratorit.
Secila nga këto agjenci ka “besim të ulët ose të moderuar” në këto teori, sipas Bidenit.
E-Diaspora
-
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili Një shqiptar në garë për drejtimin e Cyrihut: Kandidatura e Përparim Avdilit... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen
Jeta në Zvicër
-
Aargau: Hetim ndaj policisë pas incidentit me dy të huaj që folën anglisht U qortuan sepse folën anglisht: Policia e Aargau nën hetim pas një ndalese rrugore... -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Sistemi i ri i “Hyrje/Daljes” (EES) pritet të krijojë vonesa në aeroportet zvicerane -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor












