Lajme
Qyteza me popullsinë 100% të vaksinuar
Në qytezën e vogël siciliane të Roçafiorita, afërsisht 20 km në veri të Taorminës, të gjithë banorët janë të vaksinuar.
Ata thonë se jetojnë si një familje, ku të gjithë anëtarët e saj janë vaksinuar.
Roçafiorita është një fshat shumë i vogël, me vetëm 184 banorë, vendi më i vogël në Siçili.
Qyteza ka arritur në 117% të të imunizuarve, sepse janë vaksinuar edhe personat që nuk banojnë në Roçafiorita, por punojnë atje.
“Në Roçafiorita u vaksinuan edhe persona jorezidentë, si punonjës, vullnetarë të Mbrojtjes Civile, punëtorë në punë publike. Vaksinimi ynë do të ishte i pavlefshëm, nëse njerëzit që vinin nga qytete të tjera nuk do të vaksinoheshin”, deklaroi kryebashkiaku Carmenlo Concetto Orlando.
“Ne nuk jemi në Nju-Jork apo në Milano, me 10 milionë njerëz që mendojnë ndryshe, këtu ne jemi një familje”, shtoi ai.
Në këtë qytezë ka një ndjenjë të thellë përgjegjësie të përbashkët nga të moshuarit dhe të rinjtë.
Që nga fillimi i pandemisë, Roçafiorita regjistroi vetëm një rast me COVID-19./Euronews
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












