Kosova
KMDLNJ-ja kërkon të mos dekretohet Radomir Llabani si gjyqtar
Llabani të premten u zgjodh gjyqtar i Kushtetueses nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndërsa menjëherë u ngritën dyshimet për të kaluarën e tij kriminale
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që të mos e dekretojë Radomir Llabanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, pa u verifikuar e kaluara e tij.
Llabani të premten u zgjodh gjyqtar i Kushtetueses nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndërsa menjëherë u ngritën dyshimet për të kaluarën e tij kriminale. KMDLNJ-ja thotë se ky është lëshim i atyre që është dashur ta bëjnë verifikimin e së kaluarës të çdo kandidati. Sipas KMDLNJ-së, përzgjedhja e kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese duhet të depolitizohet, sikur që duhet të kërkohet një mundësi tjetër e mënyrës së intervistimit.
“Rasti Llaban, nëse del të jetë i vërtetë, tregon qartazi për mungesën e koordinimit mes segmenteve të caktuara të sistemit të sigurisë, e që janë përgjegjëse për verifikimin e së kaluarës për pozita, ku kërkohet sqarimi për të kaluarën.
Nëse rasti ‘Llaban’ është përtej dyshimeve të shprehura në media dhe dëshmohet e kaluara e tij, e cila është në mospërputhje me postin e synuar dhe, për fat të keq, të votuar nga deputetë të papërgjegjshëm, Llaban jo vetëm që nuk duhet të dekretohet si gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, por ndaj tij duhet të fillojnë hetimet për paraqitje të pavërtetë të fakteve, fshehje të së vërtetës dhe falsifikim të dokumenteve”, thuhet në reagim.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











