Lajme
Koalicioni PKD-AKR, koalicion për Kosovën e Re
Thaçi dhe Pacolli thanë se do të punojnë si një ekip, duke ndërtuar një qeveri me program të përbashkët të dy partive
Pas shumë bisedave dhe negociatave, më në fund, sot krerët e PDK-së dhe AKR-së, Hashim Thaçi dhe Behgjet Pacolli e nënshkruan marrëveshjen për koalicion qeverisës.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Thaçi dhe Pacolli thanë se do të punojnë si një ekip dhe besojnë në punën që do të bëjnë, duke ndërtuar një qeveri me program të përbashkët të dy partive.
“Nënshkruam një marrëveshje për partneritet në ndërtimin e e institucioneve të reja të Kosovës, të presidentit, qeverisë së re dhe dikastereve ministrore. Kjo marrëveshje është koalicion për Kosovën e Re për zhvillimin e Kosovës, për reforma demokratike, për krijimin e vendeve të reja të punës, për një Kosovë evropiane dhe bashkëpunim rajonal. Është marrëveshje për liberalizmin e vizave, për integrim në NATO dhe BE, si dhe rritjen e mirëqenies sociale të shtetit”, ka Thaçi
Mandatari për formimin e qeverisë së re potencoi se me Pacollin në postin e presidentit do të bashkëpunojë si kryeministër dhe do të jenë të përkushtuar për shtetit dhe gjithë qytetarët e saj.
“Do të punojmë bashkë si ekip që të kemi një program – Programin e qeverisë së Kosovës”, tha kreu i PDK-së.
Ndërkaq, pas nënshkrimit të marrëveshjes, Pacolli ka thënë se bashkë me PDK-në, bashkë me ekspertët e Koalicionit për Kosovën e Re dhe bashkë me anëtarët tjerë të koalicionit janë betuar për të punuar për interesat e qytetarëve të Kosovës dhe për ndërtimin e një shteti dinjitoz.
Në bazë të marrëveshjes, AKR-së do t’i takojnë tri ministri, ndërsa kjo parti ka insistuar që të ketë katër. Në qeverinë e ardhshme AKR-ja, përpos postit të presidentit do të drejtojë Ministrinë e FSK-së, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Përpos tri ministrive, AKR-ja do të ketë edhe një zëvendëskryeministër, i angazhuar për çështje ekonomike dhe pesë zëvendësministra.
Po ashtu gjatë ditës, mandatari për formimin e qeverisë së re, Hashim Thaçi do të nënshkruajë marrëveshje koalicioni me Listën Dr. Ibrahim Rugova, SLS dhe partitë tjera të pakicave.
E-Diaspora
-
SHKA “Dardania”: Për tri dekada, ambasadore e kulturës sonë në mërgatë 30 vjet duke krijuar këngëtarë e valltarë profilesh të ndryshme. Ky është letërnjoftimi i SHKA “Dardania”...
-
Studentët shqiptarë të Universitetit të Lucernit e Cyrihut organizuan ngjarje për Ditën e Flamurit
-
Kurti: Vota e diasporës ka ndikim
-
Çfarë do të ndryshojë në votimin e diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit
-
Kundër përjashtimit, pro rritjes së votës së diasporës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ndër 10 më të mirat në studimin PISA për të rriturit Për herë të parë, Zvicra mori pjesë në studimin PIAAC të Organizatës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik...
-
Një në tre zviceranë ka vështirësi të mëdha me lexim
-
Çka kërkojnë më shumë njerëzit në Zvicër
-
Zvicër: Siguruesit shëndetësorë përdorin metoda të ndryshme për të gjetur klientë
-
Këshilli Kombëtar i ndihmon fabrikat e çelikut me subvencione