Koronavirusi: çast pas çasti
“Mr. Corona” shprehet optimist: “Gjendja duket mjaft e mirë”
Autoritetet do të kërkojnë të gjithë personat e kontaktit dhe do t'i karantinojnë ata, ka thënë më tutje Koch. "Dhe nga java tjetër, kjo duhet të kryhet rreptësisht në të gjithë Zvicrën. Nuk është një karantinë vullnetare dhe shkeljet e saj janë të dënueshme"
Ekspertët federale, në konferencën e sotme për media të mbajtur në Bernë, kanë informuar për gjendjen aktuale të pandemisë së koronavirusit në Zvicër, shkruan sda.ch.
“Gjendja duket e mirë. Aktualisht numri i rasteve po bie për çdo ditë më shumë”, ka thënë Daniel Koch nga Zyra Federale e Shëndetit Publik, i njohur tashmë si “mr. Corona”, për shkak të komunikimit mbi baza ditore me publikun, në lidhje me koronavirusin.
Kantonet tani do të fillojnë me procesin e gjurmimit të kontakteve (metoda e njohur si “Contact Tracing”) për të izoluar të gjitha rastet.
Autoritetet do të kërkojnë të gjithë personat e kontaktit dhe do t’i karantinojnë ata, ka thënë më tutje Koch. “Dhe nga java tjetër, kjo duhet të kryhet rreptësisht në të gjithë Zvicrën, përcjell albinfo.ch. Nuk është një karantinë vullnetare dhe shkeljet e saj janë të dënueshme”.
Ai ka thënë se me “Contact tracing” pritet të arrihet që numri i rasteve të ulet edhe më tej dhe kështu të mbahen nën kontroll edhe shpërthimet (vatrat) e vogla të infektimit.
Sipas Koch, gjithashtu mund të mundësohen edhe lehtësime për grupet e rrezikuara siç janë qytetarët e moshuar, mbi 65 vjeçarë.
Koch përsëri ka theksuar se popullsia duhet të vazhdojë t’u përmbahet rregullave të higjienës dhe të mbajtjes së distancës, transmeton albinfo.ch. “E marta është dita ndërkombëtare e higjienës së duarve. Një vit më parë, askush nuk do të mendonte se kjo ditë mund të bëhej aq e rëndësishme edhe në kushtet zvicerane…”, ka thënë Koch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës Aktualisht nuk ka kolona apo pritje të gjata, por autoritetet paralajmërojnë se fluksi mund të rritet... -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg













