Ekonomi
Kodi telefonik shtetëror i Kosovës nuk po zbatohet plotësisht
Instituti Demokratik i Kosovës ka organizuar një vizitë të anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal gjatë të hënës, në Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, për t’u njoftuar për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit lidhur me telekomunikacionin dhe kodin telefonik +383, transmeton albinfo.ch.
Kryetari i bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi, informoi deputetët lidhur me marrëveshjen e telekomunikacionit të arritur në Bruksel më 2013, e cila u cilësua si e zbatuar në masë të madhe.
Sa i përket çështjes së zbatimit të kodit shtetëror të Kosovës +383, Gashi njoftoi deputetët se operatorët ekonomikë në Kosovë PTK dhe IPKO janë përballur me sfida në adoptimin e këtij kodi dhe të njëjtit kanë kërkuar disa herë shtyrje të afatit të zbatimit të kodit +383. “ARKEP ka vendosur si afat të fundit për zbatim datën 31 tetor 2018 dhe nga 15 janari 2019 ka filluar shqiptimin e gjobave deri në 10.000 euro, për operatorët të cilët nuk kanë zbatuar këtë vendim. Pas sanksioneve të shqiptuara nga ARKEP, PTK ka arritur të zbatojë kodin shtetëror të Kosovës +383, vetëm në një fazë. Edhe pse kodi i Monakos +377 nuk është në përdorim nga ky operator thirrjet ndërkombëtare vazhdojnë të realizohen nëpërmjet Monakos, siç ka ndodhur para marrjes së kodit shtetëror të Kosovës. Si rezultat i kësaj, PTK shënon humbje dhe nuk përfiton nga kodi telefonik shtetëror, për arsye të mospërgatitjeve të duhura teknike. Vlen të përmendet se të dy operatorët PTK dhe IPKO kanë qenë pjesë e delegacionit për negocimin e marrëveshjes së telekomunikacionit”, ka thënë ai.
Përfaqësuesit e ARKEP-it njoftuan anëtarët e Komisionit se lidhur me problemet e kompanisë publike PTK rreth zbatimit të kodit +383, kanë njoftuar edhe Qeverinë e Kosovës, nga e cila kanë kërkuar mbështetje për këtë kompani në tejkalimin e këtyre sfidave.
Në anën tjetër, edhe operatori IPKO pas sanksioneve të ARKEP-it ka filluar zbatimin e kodit +383 më 1 qershor 2019, ndërsa IPKO ka filluar edhe zbatimin e kodit mobil shtetëror E212.
Anëtarët e Komisionit u zotuan se do të ngrisin këtë çështje edhe në mbledhjet e Komisionit.
Kjo vizitë u realizua në kuadër të projektit “Perspektiva Evropiane – ndërtimi i konsensusit kombëtar për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë” që përkrahet nga Ambasada zvicerane në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve













