Bota

Kokrra të mëdha breshri godasin objektet në Mynih

Kokrra breshri të mëdha gati sa një top tenisi u përplasën në zonën e Mynihut gjatë së hënës, ndërsa një sërë stuhish kanë kapluar Gjermaninë.

Siç raporton thelocal.de, disa njerëz janë lënduar, në mesin e tyre edhe një shtatëvjeçar, gjatë një stuhie breshri, në shtetin jugor gjerman të Bavarisë, përcjell albinfo.ch.

Shtëpi dhe vetura u dëmtuan nga kokrrat e breshrit, për të cilat meteorologët thanë se kishin madhësinë gjashtë centimetra.

Vendasit kanë përdorur rrjetet sociale për të postuar fotografi dhe video nga gjendja që ka shkaktuar ky mot.