Sport

„Kombëtarja shqiptare, me mbështetje të fuqishme të diasporës“

Krahas kombëtares shqiptare që përbëhet nga lojtarë të diasporës, edhe mbështetësit e kombëtares vijnë nga diaspora. Po kush janë ata?

 

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch:Tifozet Kuq e Zi

  • albinfo.ch: Shkelqim Destani

  • albinfo.ch: Shkëlqim Destani, përfaqësues i "Tiofzave Kuq e Zi" për Zvicër

  • albinfo.ch: Gani Aliji, përfaqësues i grupit të tifozëve "Ilirian Elite"

  • albinfo.ch: Gani Aliji më të vëllain

  • albinfo.ch: Shpetim Brahaj me Nuri Seferin

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

  • albinfo.ch

Stadiumet e mëdha të Francës duket se s’do të arrijnë t’i përmbushin kërkesat e tifozërisë shqiptare. Rreth 100 mijë shqiptarë kanë bërë kërkesa për paisje me bileta në Federatën Shqiptare të Futbollit për të ndjekur kombëtaren kuqezi në Kampionatin Europian 2016.

Me 35 mijë ulëse stadiumi legjendar i Lensit, „Stade Bollaert-Delelis“, në fakt ofron pak më shumë vende se që ka banorë qyteti, por kërkesat e tifozerisë shqiptare nuk i plotëson.Biletat janë shitur të gjitha në afat rekord dhe për të interesuarit tregu i zi është e vetmja rrugë për të siguruar një hyrje. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, për ketë ndeshje ka pasur 40 mijë aplikime. Por në dispozicion për sektorin e tifozëve shqiptarë janë ndarë pesë deri në gjashtë mijë bileta.

FSHF ka në dispozicion 16% të kapaciteteve të stadiumeve ku do të luajë Shqipëria.

Po kaq ka në dispozicion edhe Zvicra, ndërsa 70 për qind e vendeve cilësohen neutrale. Në fakt, pjesën më të madhe të ulësve të neutralitetit e kanë shfrytëzuar shumë tifozët shqiptarë, që edhe kanë shtetësi të dyfishta, për të fituar në lotarinë e ndarjes së biletave duke u regjistruar si spektatorë neutral me dokumente apo pasaporta të vendeve ku jetojnë si migrantë.

Federata Shqiptare e Futbollit nuk i ka furnizuar me bileta Tifozat Kuq e Zi

Grupi më i madh i tifozëve të kombëtares, të njohur me emrin „Tifozat Kuq e Zi“ nuk ia kanë dalë t’i organizojnë biletat në mënyrë të organizuar, dhe ate për arsye se FSHF nuk i ka furnizuar ata me bileta, por ka nxjerrë së fundit zyrtarisht klubin “Tifozët e Kombëtares”, duke anashkaluar kështu furnizimin me bileta të grupit historik të Tifozëve shqiptarë. Kështu thotë së paku përfaqësuesi i Tifozave Kuq e Zi në Zvicër, Shpetim Brahaj me banim në Pratteln të Baselit.

Marrëdhëniet mes „Tifozat Kuq e Zi“ dhe presidentit të FSHF nuk duken të jenë në nivel. Këtë e konfirmonë edhe përfaqësuesit e këtij grupi. Madje, ky akt i FSHF ka bërë që të lindin dyshime mbi keqpërdorimin e këtyre biletave për ta ushqyer tregun e zi. Mbi këtë çështje, FSHF, nuk na ka dhënë asnjë sqarim. Por pavarësisht kësaj, tifozët nuk e kanë ndërmend të ndalen, ata thonë se do të jemi aty ku është kombëtarja. Ne biletat i kemi siguruar individualisht dhe do të shkojmë gjithsesi në mbështetje të kombëtares në Francë, sigurojnë njëzërit tifozët e Zvicrës.

 

Tifozat Kuq e Zi

Ajo që bie në sy, është se Tifozeria e kombëtarës shqiptare gëzon një mbështetje të madhe jashtë Shqipërisë, respektivisht në Kosovë, Maqedoni, Serbi (Lugina e Preshevës) dhe sidomos në diasporë, ku numri i  shqiptarëve është i madh.

Jashtë Shqipërisë, grupi që i përfaqëson tifozët shqiptarë janë “Tifozat Kuq e Zi”.  Por në sipërfaqe kemi tani grupin më të ri, “Ilirian Elite”, të cilët kanë dale prej grupit te tifozëve Kuq e Zi. Siç merret vesh në rrjetet sociale, këta të fundit nuk iu kanë gëzuar aspak formimit të grupit “Ilirian Elite”. Madje mësohet që ka pasur edhe kundërshtime në rrjete sociale. “Ilirian Elite” nuk janë shumë, por pretendojnë të jenë ultrasit e rinj të kombëtares shqiptare.

Ndryshe, „Tifozat Kuq e Zi“ ekzistojnë që nga viti 2002 dhe njihen si grupi më i organizuar i kombëtarës shqiptare. Ndërsa në Facebook ata kanë mbi 300 mijë përcjellës. “Tifozat Kuq e Zi njihen për tifozëri korrekte e pa ekcese, huliganizmi s’ka vend në mesin e tifozëve shqiptarë” thotë Sh. Destani. Fryma në të cilën lëvizim “është që ti japim kombit përkrahje pa ekcese” pohon ai. “Ne nuk ju takojmë grupeve ultras, te ne s’ka vend për huliganizëm. Ne i themi jo dhunës, jo racizmit“.

Për dallim nga disa tifozëri të tjera problematike të Ballkanit, historia e tifozërisë shqiptare është paqësore, pa ekcese e pa dhunë. Krahasoni lojën mes Shqipërisë e Serbisë, kujton Shkëlqim Destani. „Si i pritën ata lojtarët tanë dhe si e pritem ne ekipin serb. Në Beograd ishte luftë, kurse në Shqipëri nuk nuk ndodhi asnjë ekces“.

Dashuria e madhe ndaj vendit e kombëtares i ka mbajtur ata larg problemeve e një imazhi të keq të tifozërisë shqiptare. Madje, këto sjelljet korrekte të tifozërisë shqiptare nuk kanë kaluar pa u vërejtur as nga organet e sigurisë, dhe për këte ata janë vlerësuar lartë edhe nga organizatorët. „Për mirësjelle tonë, ne kemi marrë disa herë falënderime nga policitë e Zvicrës, Holandës, Sllovenisë, Hungarisë, Danimarkës dhe së fundi prej policisë se Luksemburgut“, tregon 36 vjeçari.

Përmes tifozërisë korrekte e pa ekcese, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë bashkuar rreth sloganit „Oh sa mirë me qenë shqiptar“ me qindra mijëra futbolldashës shqiptarë, thotë Shpetim Brahaj. „Askush nuk ka ia ka dalë ta bashkojë popullin siç e bashkoi grupi i tifozëve Kuq e Zi”.

Disidentët Ultra

Por jo të gjithë pajtohen me këtë që kërkojnë përfaqësuesit e grupit. Ilirian Një grup, që Elite kane dale prej grupit te Tifozave kuq e zi, por keta te fundit nuk iu kane gezuar aspak formimit te ketij grupi, madje ka pase edhe kundershtime ne rrjete sociale. Ilirian Elite nuk janë shumë, por pretendojne te jenë ultrasit e rinj të kombëtares shqiptare.

„Nuk ka tifozëri të mirëfilltë nëse s’ka grup ultras, thekson njëri nga ish anëtarët e tifozëve Kuq e Zi, i njohur ndryshe si bajraktari i grupit që valvitë në çdo ndeshje një flamur shqiptar të përmasave gjigande. Nderim Buja, i lindur dhe i rritur në Zvicër. « Ne duam tifozë që e mbështesin skuadrën për 90 minuta si në të ftohët, shi e borë apo duke humbur. Në tifozërinë tonë mungon një mentalitet ultras », thotë ai.

„Qëllimi ynë nuk është që të bëhemi shumë, mirëpo ata që janë duhet të jenë aktivë dhe të bëjnë gjithçka për kombëtarën“, shprehet përfaqësuesi i tyre, Gani Aliji. „Ne që kemi formuar grupin Ilirian Elite sjellim një përvojë ultras që njihet nga skuadrat europiane dhe jo tifozë që shohin ndeshjen ulur duke ngrënë fara“, thotë ai.

Pavarësisht kësaj dhe interesimit të madh të tifozërisë shqiptare nga diaspora për të parë lojën kundër Zvicrës live, atmosfera e një tifozërie ultras do të mungojë, thekson tifozi i grupit Ilirian Elite, Gani Aliji, një djalë i qetë që në mendje ka vetëm futbollin. Krahas tifozes për kombëtaren, Aliji bën pjesë edhe në grupin e tifozërisë së njohur ultras të FC St. Gallenit. Deri në 45 ndeshje i sheh Ganiu brenda një viti. „Për çdo lojë jashtë Zvicrës unë ndaj mesatarisht 500 franga“, tregon anëtari i dy grupeve ultras; një për Shqipërinë në „Ilirian Elite“ dhe dy për ekipin më të vjetër të Zvicrës, FC St. Gallen.

„Në këtë Europian do të kemi shumë tifozë që shkojnë për herë të parë për të ndjekur një ndeshje live, prandaj harrone atmosferën e zjarrtë, porositë përfaqësuesi i grupit Ilirian Elite. Sipas tij, Shqipëria nuk do të ketë tifozëri të organizuar ne Francë.

„Por, sikur Shqipëria s’ka, emocionet që mi jep Shqipëria, nuk mi jep dot asnjë skuadër tjetër“, thekson Aliji.

letemps5
Shkrim i botuar në gazetën Le Temps, në bashkëpunim me Albinfo.ch