Lajme
Komisioni Europian votimin e Zvicrës për lirinë e lëvizjes me BE e quan “shenjë pozitive”
Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian tha sot se refuzimi i Zvicrës për të kufizuar imigracionin e qytetarëve të BE ishte një “shenjë pozitive”.
“Vota e tyre (në referendum) konfirmon një nga shtyllat kryesore të marrëdhënies sonë: lirinë e ndërsjellë të lëvizjes, qëndrimit dhe punës në Zvicër dhe BE. Unë e mirëpres një rezultat të tillë dhe e shoh si një shenjë pozitive në mënyrë që ne të mund të forcojmë dhe thellojmë më tej lidhjet tona,” theksoi ajo në një deklaratë.Rreth 1.4 milion shtetas të BE-së jetojnë në Zvicër dhe 450.000 zviceranë jetojnë në BE dhe 320.000 qytetarë të BE-së kalojnë kufirin çdo ditë për të shkuar në punë në Zvicër.
Leyen shtoi se së shpejti do të bisedojë me presidenten e Konfederatës zvicerane Simonetta Sommaruga.
“Tani pres që Këshilli Federal Zviceran të ndërmarrë hapa të shpejtë për të nënshkruar dhe ratifikuar marrëveshjen kornizë institucionale që kemi finalizuar në vitin 2018,” tha Ursula von der Leyen.
The vote of the citizens of Switzerland upholds one of the core pillars of our relationship: the mutual freedom to move, live and work in Switzerland and the EU.
I welcome this outcome and see it as a positive signal to continue to consolidate and deepen our relationship. 🇨🇭 🇪🇺 pic.twitter.com/yWYCzjtY7M— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 27, 2020
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














